Top News – Ulen ndjeshëm infektimet/ 53 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë
02/05/2021 18:28

Është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i rasteve të reja me Covid 19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shënuar 53 raste të reja, si rezultat i 1535 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar. Kjo është shifra më e ulët e të prekurve me koronavirus në vendin tonë prej shumë muajsh, ku numri i infektimeve sidomos në periudhën e dimrit arriti mbi 1000 të prekur në ditë. Nga 53 infektimet e kësaj të dielë, 13 raste janë shënuar në Tiranë, 6 raste në Fier, nga 5 raste në Durrës dhe Devoll, nga 3 raste në Shkodër, Mallakastër dhe më pak raste në bashkitë e tjera të vendit. Ulja e infektimeve ditore flet për një situatë të stabilizuar të pandemisë në vend, dhe efektet e vaksinimit masiv kanë filluar të ndihen. Ndërkohë një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 2397 persona. Është ulur ndjeshëm edhe numri i të shtruarve në 2 spitalet COVID ku po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa rastet aktive edhe pse kanë pësuar rënie, vijojnë të jenë të lartë, dhe janë përkatësisht 17 921 persona të prekur nga koronavirusi. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me covid 19, 131 238 persona.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52