Studentët e mjekësisë marshuan drejt Ministrisë së Arsimit këtë të martë, ku për të 15 ditë me radhë nga ana e të rinjve u përsërit kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama. Tubimit iu bashkuan edhe pedagogë e qytetarë. Por situata për disa minuta u tensionua pasi protestuesit I vendosën flakën koshave të mbeturinave, duke krijuar disa vatra zjarri. Ndërkohë policia kishte vendosur perimetrin e sigurisë, por nuk ndërhyri.