SPAK ka dërguar për gjykim 17 persona të akuzuar për trafikimin e rreth 2 tonëve kanabis dhe 475 kilogramëve kokainë. Sipas hetimeve, Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli kishin rolin e drejtuesve të grupit kriminal. Të pandehurit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Mes të pandehurve është Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe kushërinjtë e tij, Gazmir dhe Përparim Rraja. Hetimet e SPAK zbuluan se grupi Rraja, në bashkëpunim me dy grupe të tjera kriminale, trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë, si dhe nga Shqipëria drejt Turqisë.