Edhe protesta e 15 e të rinjve ishte e qetë, me pak njerëz në shesh dhe pa praninë e policisë. Të paktë në numër, protestuesit u mblodhën në orët e pasdites te Ministria e Arsimit, ku dogjën disa kosha mbeturinash. Pas rreth dy orësh qëndrimi tek dikasteri i Arsimit, mbrëmja i gjeti te Kryeministria. Të rinjtë marshuan paqësisht drejt godinës qeveritare.