Në komisionin e ligje, socialistët votuan pro ndryshimit të dy neneve në ligjit aktual të bankës së Shqipërisë ku parashikohet se Guvernatori nuk mund të ndalohet, të privohet nga liria përmes masave shtrënguese dhe as t’i nënshtrohet kontrollit personal apo të banesës për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës. Socialisti Damin gjiknuri shprehu disa shqetësime dhe rezerva për këto ndryshime, por përgjigjen e mori nga zëvendësguvernatorja Holta Zaçaj.