Kundërshtinë për paketën e re fiskale kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, që në një postim në platformën X i ka drejtuar një mesazh të gjithë kritikëve. Rama thotë se qeveria ka hedhur buxhetin më të madh në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove ndërsa e cilëson paketën më ambiciozen sa I takon rishpërndarjes së rritjes ekonomike. Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike