Reshjet e para të borës për këtë vit kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, pas uljes së ndjeshme të temperaturave, duke zëvendësuar reshjet e shiut. Bora ka nisur të bjerë në lartësitë mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit, duke mbuluar disa fshatra, mes tyre Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod. Trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra, ndërsa deri më tani nuk raportohen problematika të shkaktuara nga reshjet. Ulja e temperaturave në zonat malore ka sjellë kështu shenjat e para të dimrit në qarkun e Kukësit. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këto zona këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike dhe mundësisë së vështirësive në qarkullim.