Në nëntë muajt e parë të vitit janë regjistruar një mijë e 90 aksidente rrugore, ose 6% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Si pasojë, 1 mijë e 508 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur, me një rritje prej 4.6%. Tirana mban rekordin për numrin më të lartë të aksidenteve. Në kryeqytet janë regjistruar 401 raste, nga 306 në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Një rritje e fortë është shënuar edhe në Durrës, ku aksidentet janë ngjitur nga 67 në 117.