Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Kreu i Shtetit ka ftuar partitë politike për konsultime të premten e 30 tetorit. Ftesa i është dërguar këtë të martë të gjitha partive që janë të përfaqësuara në parlament dhe krerëve të grupeve parlamentare, dhe pas konsultimeve me ta, Presidenti duhet të nxjerrë dekretin presidencial brenda afatit 6 nëntor. Partia Socialiste njoftoi se ka pranuar ftesën e Presidentit Begaj për t’u bërë pjesë e konsultimeve për zgjedhjet e pranverës 2027, ndërkohë që ftesa është refuzuar nga Partia Demokratike. Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi, e quajti teatër nisjen e konsultimeve për datën e zgjedhjeve.