Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Kongresit amerikan për sisteme shtesë raketore Patriotë, që ai i konsideron jetike, sepse Rusia po rrit sulmet me raketa balistike ndaj qyteteve ukrainase. Në një letër me pesë faqe, të dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres, Zelensky tha se aftësia e Ukrainës për t‘i mbrojtur civilët tani varet kryesisht nga sistemet Patriotë të prodhuara në SHBA, duke i përshkruar raketat balistike si një nga përparësitë kryesore që i kanë mbetur Moskës në fushën e betejës.