Top News – Kuptimi i fjalës ‘humanitar’ në fjalor…Trump nën ‘stuhi’ pas ‘afrimit’ me Putinin
22/10/2026 14:52

Largimi i presidentit amerikan Donald Trump nga Ukraina ka ngritur pyetje të reja rreth lidhjes së tij me liderin rus Vladimir Putin, njeriun që një i dërguar i lartë amerikan, të mërkurën, e cilësoi si "humanitar". Trump i ka paraqitur marrëdhëniet e tij me Putinin si pjesë e një marrëveshjeje të madhe, e cila ka siguruar lirimin e shtetasit amerikan Stephen Hubbard, dhe që, sipas Trumpit, do t'i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Në të njëjtën kohë, ai e ka kritikuar vazhdimisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka bërë thirrje për zëvendësimin e tij. "Unë bëj gjëra që askush tjetër nuk mund t'i bëjë," i tha Trump një gazetari të agjencisë AFP në Zyrën Ovale, kur u pyet për rastin e Hubbardit. Por, për kritikët e Trumpit, ky është shembulli më i fundit i gatishmërisë së tij për ta braktisur Ukrainën, veçanërisht në një kohë kur ai kërkon të arrijë një marrëveshje përpara zgjedhjeve të vështira të mesmandatit në SHBA, që mbahen në nëntor. Javën e kaluar, Trump njoftoi për një marrëveshje sipas së cilës Rusia do të ofronte naftë për të ulur çmimet, që janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës në Iran, ndërsa vetë Trump lehtësoi përkohësisht sanksionet ndaj Moskës. Por presidenti amerikan gjithashtu duket se i ka ofruar "shpërblime" diplomatike Putinit, njeriut që orkestroi luftën në Ukrainë dhe që, për më shumë se katër vjet konflikt ka ndjekur qëllimet e tij maksimale. Të mërkurën, në Shën Petersburg, i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Ëitkoff, i tha Putinit: "Ju flisni aq shumë për presidentin tim, presidentin Trump, si një njeri humanitar... por edhe ju jeni një humanitar, zotëri, dhe unë e vlerësoj këtë." Senatori republikan Thom Tillis – i cili muajt e fundit ka qenë një kritik i shpeshtë i Trumpit – reagoi me habi të madhe. "Çfarë dreqin, Steve? Kërkoje përkufizimin e fjalës 'humanitar' në fjalor," shkroi ai në një postim në X.

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51