Angelina Jolie dhe The Weeknd mendohet të kenë nisur një lidhje së bashku. Shkak për këtë gjë u bënë disa foto të dyshes së bashku. Gjë e cila shkaktoi mjaft aludime dhe thashetheme se ata kanë nisur një romancë. Kohët e fundit, ata u fotografuan duke shijuar një darkë në një restorant në Kaliforni. Angelina u sigurua të mbërrinte në restorant veçmas nga The Weeknd, ama ajo nuk e kishte problem të dilte me të, duke rënë pre e paparacëve.