Top News – U ekzekutua për vrasjen e trefishtë/ Vrau gruan shtatzënë, vajzën 5 vjece dhe vjehrrin
01/07/2021 17:59

Autoritetet e Texas-it në SHBA, kanë ekzekutuar një të dënuar me vdekje i cili vrau gruan e tij shtatzënë, vajzën 5-vjeçare dhe vjehrrin, më shumë se një dekadë më parë. John Hummel mori një injeksion vdekjeprurës të mërkurën në mbrëmje në një burg shtetëror në Huntsville për vrasjet. 45-vjeçari goditi fatalisht gruan e tij Joy më shumë se 30 herë, në shtëpinë e tyre Fort Ëorth në Dhjetor 2009, pastaj rrahu vajzën e tij dhe vjehrrin në karrocë invalidësh me një shkop bejsbolli, para se t’i vinte flakën shtëpisë. Në gjyq prokurorët thanë se ai vrau familjen e tij sepse donte të arratisej me një grua që kishte takuar në një dyqan. Pas vrasjeve, roja i spitalit u largua në Oceanside, California, ku u arrestua dhe rrëfeu vrasjet. Avokatët e tij pretenduan se ai vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik kur e bëri vrasjen, por prokurorët gjithashtu thanë se Hummel më parë u përpoq të vriste familjen e tij duke i vendosur helm miu në ushqim. Ekzekutimi i Hummel ishte planifikuar për në Mars të vitit 2020, por u shty për shkak të pandemisë së Covid-19. “Ky burrë mori pa kuptim jetën e një nëne, një fëmije dhe një gjyshi që bëri gjithçka për ta. Të vrasësh prej dëshirës për të qenë beqar është e pakuptimtë”, tha prokurori Miles Brissette. Hummel është i burgosuri i dytë në Teksas i ekzekutuar në 2021 dhe i pesti në SHBA. 27 shtete aplikojnë ende dënimin me vdekje. Në Teksas, si në shumicën e vendeve të tjera, njerëzit me ngjyrë dënohen në mënyrë disproporcionale me vdekje. Ata përbëjnë më pak se 13% të popullsisë, por përbëjnë 44.5% të të dënuarve me vdekje, sipas Koalicionit për Heqjen e Dënimit me Vdekje në Teksas.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55