Top News – Turqia, nga një fatkeqësi në tjetrën/ Pas zjarreve apokaliptike në jug, përmbytje në veri
11/08/2021 21:48

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare të ditëve të fundit, Turqia është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e shirave të dendur, që u regjistruan në pjesën veriore të vendit. Sipas burimeve, një grua ka ndërruar jetë ndërsa të plagosur kanë mbetur disa persona. Përmbytjet goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu dhe Sinop. Në Bartin, përmbytjet shkatërruan disa shtëpi dhe dy ura, ndërkaq shkaktuan shembjen e një rruge që çonte në Karabuk. Të paktën 13 persona u plagosën kur u shemb një pjesë e një ure. Punonjësit e urgjencës shpëtuan të paktën 15 persona të bllokuar në shtëpi ose automjete. Ata po kërkonin një grua 80-vjeçare në fshatin Akorensokuler shtëpia e së cilës u shemb nga përmbytjet. Pjesa veriore e Turqisë është më e rrezikuara nga përmbytjet gjatë verës si pasojë e reshjeve të mëdha. Kjo është katastrofa e dytë që godet Turqinë pas zjarreve shkatërruese që prekën rajonet jugperëndimore.

Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27
Top Channel/ Veliaj transferohet në Fier. Kryebashkiaku kundërshton vendimin dhe kërkon sqarime
28/10 15:25
Top Channel/ OSBE: Ka mungesë dialogu. Tarran thirrje kundër dhunës: Të dëgjohet zëri i të rinjve
28/10 15:25
Top Channel/ Bizneset kundër taksave të reja. Kundër rritjes së tatimeve e uljes së pragut të TVSH
28/10 15:23