Top News – Turqia, garante për drithin ukrainas / …por plani përballet me pengesa të mëdha
10/06/2022 12:11

Turqia tha se plani i Kombeve të Bashkuara për të krijuar korridor detar për eksportet e drithërave ukrainase, që do të mbikëqyrej nga Ankaraja, ishte plan “i arsyeshëm”, por kërkoi më shumë bisedime me Moskën dhe Kievin për t’u siguruar që anijet do të ishin të sigurta. Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi në shkurt, ka ndaluar eksportet e drithërave të Kievit nga portet e Detit të Zi, duke kërcënuar për një krizë globale të ushqimit. Kombet e Bashkuara dëshirojnë që të dyja palët, por edhe shteti fqinj, Turqia, të pajtohet për krijimin e një korridori. Por, ka pengesa të mëdha për të arritur një marrëveshje, përfshirë edhe përpjekjet për ta bindur Rusinë që të lehtësojë bllokadën e porteve ukrainase dhe Kievi të largojë minat që ka vendosur. Pasi të tejkalohen këto pengesa duhet të binden kompanitë transportuese se korridori është i sigurt për t’u përdorur. Koha për të tejkaluar këto pengesa po mbaron dhe ka pak vend në depo për të ruajtur drithërat e reja të Ukrainës, që korren në fund të korrikut. Lavrov tha se është në dorën e Kievit që ta zgjidhë problemin e zhbllokimit të drithërave të saj, duke kërkuar që Ukraina të pastrojë portet nga minat e vendosura. Nëse e bën këtë, atëherë, sipas tij, Rusia, me ndihmën e Turqisë, do të ofrojë kalim të sigurt të anijeve me dërgesa. Megjithatë, Kievi tha se ka nevojë për “garanci efektive të sigurisë” para se të mund të nisë dërgesat, duke shprehur shqetësime se Moska mund të përdorë një korridor të mundshëm për t’ia mësyrë portit të Odesës.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55