Top News – Turqia e Gjermania duan armëpushim / Scholz dhe Erdogan apel për Putin: Reflekto!
15/03/2022 11:18

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kërkuan bashkarisht armëpushim në luftën ruse në Ukrainë. "Ne jemi të dy, presidenti Erdogan dhe unë, tërësisht në unanimitet në dënimin e ndërhyrjes së dhunshme të Rusisë në Ukrainë", tha Scholz gjatë vizitës së parë që po zhvillon në pozitën e kancelarit në Turqi. Gjithashtu duhet që menjëherë të krijohen korridore të sigurta për civilët. Erdogan theksoi: "Ne do të vazhdojmë pandërprerje përpjekjet për një armëpushim të qendrueshëm." Jemi të një mendimi, se duhet të vazhdojnë përpjekjet diplomatike. Scholz dhe Erdogan së bashku i drejtuan një apel presidentit rus Vladimir Putin: "Reflektoni". Scholz tha: "Me çdo ditë që kalon, me çdo bombë Rusia largohet gjithnjë e më shumë nga rrethi i bashkësisë ndërkombëtare, që krijojmë ne së bashku." Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë të padiskutueshëm. Me Turqinë si partnere e NATO-s ne do të bashkëpunojmë ngushtë në konflikt, theksoi Scholz. Turqia e konsideron veten si ndërmjetësuese në konfliktin e Ukrainës. Ky vend i NATO-s ka marrëdhënie të ngushta me Kievin dhe Moskën gjithashtu. Të enjten ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, Dmytro Kuleba dhe Sergej Lavrov, u takuan për herë të parë që nga fillimi i luftës në Antalja. Bisedimet u mbyllën pa rezultate konkrete. Presidenti ukrainas këmbëngul ndërkohë për një takim me Putinin por realizimi i tij duket i vështirë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov të dielën nuk e përjashtoi një takim direkt mes kreut rus të shtetit dhe Zelenskyt. Megjithatë duhet ta kuptojmë, se cili duhet të jetë rezultati i këtij takimi dhe çfarë do të bisedohet – tha ai.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43