Top News – Turqia, bombardues mbi Irak / Ofensivë e re kundër militantëve kurdë në vend
18/04/2022 12:08

Turqia ka nisur një ofensivë të re ajrore dhe tokësore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, tha të hënën ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar. Njësitë ushtarake dhe forcat speciale, të mbështetur nga një numër i paspecifikuar i avionëve dhe helikopterëve, janë përfshirë në ofensivën kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan, që gjenden në veri të Irakut, tha Akar. PKK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo organizatë po kryen një kryengritje kundër shtetit turk që prej vitit 1984. Turqia vazhdimisht kryen sulme në Irak, ku PKK ka bazat dhe kampet trajnuese në rajonin Sinjar, që gjendet në kufi me Turqin. “Pilotët tanë me sukses kanë goditur strehimoret, shpellat, tunelet dhe depot e municionit që i përkasin organizatës terroriste”, tha Akar. Ai nuk tregoi se sa trupa janë përfshirë në këtë operacion, i cili, sipas Akar, nisi mbrëmjen e së dielës. Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se operacioni nisi pasi u zbulua se PKK po planifikonte një sulm të shkallës së gjerë kundër Turqisë.

Top Channel/ Uashingtoni miraton shitjen e raketave, radarëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore
19/09 14:24
Top News- Ekstremistët e Afd i shtrijnë dorën Putinit/ Tronditet Gjermania, gazi rus drejt rikthimit
19/09 13:41
Top News- Gjermania forcon flotën ajrore/ Merr avionin e parë F-35 nga SHBA
19/09 13:29
Top News- Trump rrit presionin ndaj Putin/ Miratohet projektligji, sanksione më të ashpra ndaj Rusisë
19/09 12:59
Top Channel/ “Super El Niño” mund të sjellë valë të forta të ftohti dhe dëborë në Mesdhe
19/09 12:40
Top Channel/ Niveli disproporcional i dënimeve, Joseph: Pa fjalë nga vendimi i Speciales!
19/09 12:25
Top Channel/ PISA 2025, alarm për arsimin europian, rezultatet bien në nivele historike!
19/09 12:18
Top Channel/ Festa e dasmës në Bahamas, biznesmeni i lidhur me Kremlinin pagoi qindra mijëra dollarë
19/09 12:16
Top Channel/ Gjermania “i bie hilesë”: Shtrëngon darën ndaj abuzimit me ndihmat sociale!
19/09 12:13
Top News- Oligarku rus pagoi dasmën e djalit të Trump/ Donald Jr: Nuk kishte motivim politik
19/09 12:09
Top News- ‘Po përhapin lajme të rreme’/ Trump përzë CNN, MsNow dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë
19/09 12:07
Top News- Marrëveshje për Groenlandën / Trump ‘kënaq oreksin’ dhe ‘pushton’ ishullin pa forcë
19/09 12:03
Top Channel/ Testi kibernetik del nga kontrolli, modeli i Google depërton në sisteme reale
19/09 11:36
Top Channel/ Modeli i ri për Medicaid pritet të kursejë 64.3 miliardë dollarë në dhjetë vjet
19/09 11:24
Top Channel/ “Kumbari” i AI-së: Bota po i afrohet një momenti të ngjashëm me pandeminë
19/09 11:23
Top Channel/ Shqipëria vendi nënshkrues i 73-të i marrëveshjes me Artemis
19/09 11:23
Top Channel/ “Jashtë nga Shtëpia e Bardhë”: Trump ndalon mediat “armiqësore”, përfshirë CNN!
19/09 11:20
Top Channel/ SHBA e Danimarka, marrëveshje për Groenlandën: Asnjë prani tjetër ushtarake!
19/09 11:00
Top Channel/ Macron: Do ti përgjigjemi Rusisë për sulmet hibride që po kryen
18/09 23:07
Top News- Macron paralajmëron Rusinë: Do merrni përgjigje!/ Kush po i bën sulmet hibride në Evropë?
18/09 23:00