Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në ishullin Keshm në Ngushticën e Hormuzit. Duke folur për gazetarët në Florida, Trump e përshkroi operacionin si “të vogël”, duke shtuar se forcat amerikane shkatërruan, brenda minutash një sistem të vogël kundërajror të Iranit. “E shkatërruan për 15 minuta, ndoshta për pesë”, tha Trump për gazetarët, pa treguar se ku saktësisht u kryen sulmet dhe pa ofruar detaje të tjera operacionale. Deklarata e tij u bë pasi mediat raportuan për shpërthime në ishullin Keshm. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve në Iran, Tasnim raportoi se sipas të dhënave fillestare, dy raketa goditën ishullin Keshm, teksa agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar dëshmitarë lokalë, raportoi se dy predh