Top News -Tullumbace aerostatike, arma e fundit e SHBA/Kundër raketave hipersonike të Kinës e Rusisë
06/07/2022 15:40

Arma më e re e SHBA kundër raketave hipersonike të Kinës dhe Rusisë është ajri i nxehtë...Sipas të përditshmes Politico, departamenti amerikan i mbrojtjes po mendon të transferojë projektet e ‘tullumbaceve’ aerostatike nga shërbimet shkencore tek ata ushtarakë me objektivin e mbikqyrjes në kuota të larta. Në muajt e fundit, si Pekini ashtu edhe Moska kanë testuar armë hipersonike duke alarmuar gjithnjë e më shumë administratën amerikane. Si pasojë, kjo e fundit po tenton të marrë masa. Tullumbacet aerostatike, që fluturojnë në lartësi nga 18 deri në 27 kilometra, do ti shtoheshin kështu një vargu mjetesh të mbikqyrjes së mbrojtjes amerikane dhe mund të përdoren për të identifikuar raketat hipersonike. Për vite të tëra SHBA ka kryer teste me balonat aerostatike për të mbledhur informacione, për të mbështetur trupat në tokë dhe për të zgjidhur problemet e mundshme me satelitët. Por jo vetëm kaq. Këto platforma në kuotë të lartë, janë vështirësisht të gjurmueshëm dhe kanë shumë avantazhe për shkak të kapacitetit të tyre të manovrimit dhe fleksibilitetit. Sipas Politicos, në dy vitet e fundit pentagoni ka shpenzuar rreth 3.8 milionë dollarë në projektet e balonave në kuotë të lartë e madje parashikon të shpenzojë edhe mbi 27 milionë dollarë të tjerë për të vazhduar punën në këtë drejtim. Përdorimi i armëve hipersonike në konflikte të armatosura është tani më aktual se kurrë. Gjatë pushtimit të ukrainës, moska ka përdorur dy raketa të reja, kinzhal dhe Zircon. E para është e dedikuar për aviacionin dhe e dyta për marinën. Raketat janë shumë të sakta, të shpejta dhe të pagjurmueshme, dhe mund të godasin një shënjestër pa u neutralizuar nga mbrojtja kundërajrore.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55