Top News – Trupa në kufi me Ukrainën/ Washingtoni i kërkon shpjegime Moskës
06/04/2021 12:05

Pas njoftimeve sipas të cilave Rusia po lëviz trupa ushtarake në kufirin me ukrainën, SHBA i kërkoi moskës shpjegime. Uashingtoni po ashtu ëhstë i gatshëm të agazhohet në lidhje me këtë situatë, tha të hënën departamenti i shtetit. Njoftimet për lëvizjen e trupave në kufi me Ukrainën lindore janë kthyer në një burim të ri tensionesh në marrëdhëniet e ftohta SHBA-Rusi, më pak se tre muaj që ardhja në pushtet e administratës së re amerikane. Zëdhënësi i Departamentit të Shetit, Ned Price tha në një konferencë për shtyp se SHBA do të shqetësohej nga çdo përpjekje e Moskës për të frikësuar Ukrainën, qoftë për masa që ndodhin në territor rus apo brenda kufirit ukrainas. Ai nuk pranoi të thoshte nëse SHBA beson se Rusia po përgatitet të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë. Zëdhënësi Price tha më pas për agjencinë e lajmeve Reuters se SHBA janë “të hapura për angazhim me Moskën” lidhur me këtë situatë, duke i cilësuar të besueshme njoftimet për lëvizje të trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe në Krime, gadishulli që u aneksua nga Rusia në 2014. Lëvizjes së trupave, tha Price, i parapriu shkelja e armpushimit të 2020 me Ukrainën, që ka rezultuar në vdekjen e katër ushtarëve ukrainas dhe plagosjen e katër të tjerëve. “I bëjmë thirrje Rusisë të tregohet e frenuar dhe të shmangë aktet acaruese,” tha zëdhënësi. Komentet e tij pasojnë një telefonatë të premten mes Presidentit Biden dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në të cilën udhëheqësi amerikan e siguroi Zelenskin për “përkrahjen e patundur” të Amerikës në ballafaqimin me separatistët e mbështetur nga Rusia që kontrollojnë rajonin lindor të Donbasit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55