Ish- presidenti amerikan Donald Trump njëherazi edhe kandidati republikan për president është shprehur se Izraeli duhet të sulmojë objektet bërthamore të Iranit. Kjo deklaratë e tij ka ardhur pak ditë pasi është tallur me përgjigjen e presidentit Biden në fillim të kësaj jave lidhur me këtë temë. Më tej Trump tha se objektet bërthamore janë rreziku më i madh që ekziston. Ai tha kur Biden u pyet për Izraelin dhe Iranin, përgjigja e tij duhet të ishte: Goditni objektet bërthamore së pari, shqetësohuni për pjesën tjetër më vonë.