Sipas vlerësimeve të shkencëtarëve të klimës, më shumë se 450,000 njerëz parashikohet të humbin jetën si pasojë e nxehtësisë të shkaktuar nga fenomeni ekstrem "El Niño" në gjashtë muajt e ardhshëm. Ky bilanc vdekjesh vjen përtej atyre që shkaktohen tashmë nga temperaturat e rritura si pasojë e krizës klimatike. Ndikimi do të ndihet në mbarë botën, nga Indonezia në Indi dhe nga Nigeria në SHBA. Priten gjithashtu shumë vdekje të tjera si pasojë e thatësirave, zjarreve dhe përmbytjeve që sjell "El Niño". Vdekjet e lidhura me nxehtësinë janë vlerësuar në nivel rajonal; studiuesit theksuan se këto parashikime ndihmojnë në identifikimin e vendeve ku mund të merren masa mbrojtëse për të shpëtuar jetë. Masa të tilla mund të përfshijnë parashikime më të sakta të temperaturave, qendra ftohëse ku njerëzit mund të strehohen, shtim të personelit mjekësor gjatë periudhave më të nxehta dhe masa mbrojtëse për ata që punojnë në ambiente të jashtme.