Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, urdhëroi mbylljen njëditore të Koloseut të mërkurën, në shenjë respekti, pasi një punëtor humbi jetën gjatë natës në një aksident. Andrea Moretti, një teknik 22-vjeçar, vdiq pasi ra nga një lartësi prej disa metrash ndërsa po instalonte një sistem të ri ndriçimi brenda arenës së lashtë romake. I ndërtuar 2000 vjet më parë, Koloseu ishte amfiteatri më i madh i Perandorisë Romake dhe shërbente për zhvillimin e luftimeve të gladiatorëve, ekzekutimeve dhe lojëra të tjera. Ai është atraksioni turistik më i vizituar në Itali. "Lajmi për vdekjen tragjike të Andrea Morettit, një punëtori të aftë që humbi jetën gjatë natës... na ka tronditur dhe pikëlluar thellë," tha kryeministrja Giorgia Meloni. Ministri i Kulturës, Giuli, urdhëroi gjithashtu pezullimin e të gjitha punimeve të ndërtimit dhe mirëmbajtjes në Kolose deri në një njoftim të dytë.