Top Channel/ “Gati të flasim me Trump”, Pezeshkian deklaroi në OKB se nuk janë terroristë
23/09/2026 20:06

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i është përgjigjur fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump të një dite më parë. “Presidenti i SHBA-së na përshkroi si terroristë. Ne kemi qenë viktima të terrorizmit”, tha Pezeshkian. Ai tha se Shtetet e Bashkuara “bombarduan një shkollë dhe se fëmijë humbën jetën nën bomba, me armë të përdorura nga SHBA-ja dhe Izraeli”. Ndërsa Pezeshkian vijonte fjalimin, delegacioni amerikan u largua nga salla. Duke iu rikthyer fjalimit të Donald Trump të një dite më parë, Pezeshkian tha se deklaratat e presidentit amerikan për Iranin bien ndesh me vetë frymën e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë fjalimit, ai deklaroi megjithatë se Teherani është i gatshëm për dialog dhe diplomaci, por jo në kushtet e kërcënimeve apo përdorimit të forcës. “Jemi të gatshëm për dialog dhe diplomaci dhe për negociata - pa pranuar gjuhën e forcës”, theksoi Pezeshkian. Duke folur për Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë, Pezeshkian tha se Irani nuk mund t’i lejojë që disa vende të kalojnë në këtë rrugë ujore dhe ndërsa njëkohësisht, sipas tij, e përdorin atë për të ushtruar agresion.

Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01