Një këshilltar ushtarak i Huthëve i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se grupi do të sulmonte interesat amerikane në Lindjen e Mesme nëse Uashingtoni ndërhyn në konfliktin e Jemenit për të mbështetur Arabinë Saudite ose do të përpiqet të zhbllokojë ngushticën e Bab al-Mandabit. Huthit, të mbështetur nga Irani, morën kontrollin e këtij korridori të ngushtë detar, që shërben si portë hyrëse për në Detin e Kuq, gjatë këtij muaji, ndërsa Arabia Saudite raportohet se ka kërkuar ndihmë ushtarake amerikane dhe ndërkombëtare kundër tyre. "Nëse Amerika guxon të ndërhyjë ushtarakisht me flotën e saj ose përpiqet të marrë kontrollin e Bab al-Mandabit, kjo përbën një vijë të kuqe për ta dhe për këdo tjetër... ne do të përgjigjemi ashpër", tha Abed Mohammed al-Thaër.