Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit e Grenlandës e Danimarkës nënshkruan një marrëveshje që lejon një prani më të madhe ushtarake amerikane në Grenlandë dhe që mund të zgjidhë mosmarrëveshjen lidhur me këtë ishull me pozicion strategjik dhe të pasur me minerale. Marrëveshja, e nënshkruar gjatë vizitës së Trumpit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, nuk shkon deri te kërkesa e Trumpit që SHBA-ja ta aneksonte Grenlandën si territor amerikan për të frenuar praninë në rritje të Rusisë dhe Kinës në Arktik.