Një tornado është përplasur mbi zonën bregdetare perëndimore të Siçilisë midis Marsalës dhe Petrosinos, duke shkaktuar dëme të mëdha, pasi një vorbull e rrallë e dyfishtë uji u formua në det të hapur pranë portit të Marsalës. Pamjet tregojnë një nga vorbullat që lëviz në breg dhe zhvillohet në një tornado. Autoritetet raportuan dëme serioze mbi makina, ndërtesa dhe toka bujqësore. Një shkollë në Terrenove u godit po ashtu dhe sipas drejtorit të saj ‘është shkatërruar plotësisht’. “Kërkuam një zonë të sigurt brenda shkollës sepse nuk mund të dilnim. Për fat të mirë nuk pati lëndime serioze, vetëm disa mavijosje”, tha drejtori. Brenda ndërtesës kishte 273 fëmijë kur kaloi tornadoja.