Top News – ‘Topi i zjarrtë’ që ra mbi Brazil/ Mund të ketë ardhur nga jashtë sistemit diellor
09/06/2021 23:02

Një meteor që shpërtheu në qiellin e Brazilit mund të jetë vetëm vizitori i tretë ndëryjor i regjistruar ndonjëherë, thonë studiuesit. Vetëm dy objekte që kanë origjinën jashtë sistemit tonë diellor janë regjistruar më parë duke kaluar pranë Tokës, një në 2017 dhe një tjetër në 2019. Shumica e kometave dhe meteorëve të vëzhguar nga Toka janë pjesë e sistemit tonë diellor, dhe rrotullohen rreth Diellit. Por një shkëmb hapësinor që u shndërrua në një top zjarri mbi Rio Grande do Sul, Brazil, më 30 maj, mund të ketë ardhur nga 'jashtë sistemit diellor', bazuar në shpejtësinë dhe trajektoren e tij, njoftoi Meteor Watch Network (BRAMON) nga Brazili. BRAMON përcaktoi se topi i zjarrit ka origjinë ndëryjore pasi analizoi xhirimet nga dy kamera në Taquara, Rio Grande do Sul dhe Tangara, Santa Catarina, dhe se ai po udhëtonte me shpejtësi prej 230.700 km në orë. Shkëmbi hapësinor udhëtoi në një distancë prej 243.6 km për 3.8 sekonda, para se të zhdukej në lindje të Carlos Barbosa. "Meteorët shumë të shpejtë mund të kenë origjinë nga kometat, që vijnë nga skajet më të largëta të Sistemit Diellor, apo edhe nga jashtë tij. Nëse kjo konfirmohet, ai do të jetë meteori i parë ndëryjor i regjistruar nga BRAMON, që tregon se fenomeni është jashtëzakonisht i rrallë dhe se ia vlen të studiohet më thellë,” tha BRAMON.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36