Top News – Tjetër tragjedi në Mesdhe/ Mbyten 43 emigrantë në brigjet e Tunizisë
03/07/2021 22:22

Të paktën 43 migrantë u mbytën në brigjet e Tunizisë të shtunën dhe 84 të tjerë u shpëtuan pasi anija e tyre u përmbys gjatë natës, tha Gjysmëhëna e Kuqe e Tunizisë. Kreu i organizatës, Mongi Slim, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se anija, e cila transportonte 127 migrantë, u nis nga qyteti bregdetar i Libisë, Zuëara, të premten për të kaluar Detin Mesdhe drejt Italisë. Ai tha se 46 sudanezë, 16 eritreanë dhe 12 bengalë-ezë ishin mes migrantëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Mohamed Zekri, tha se 84 migrantë u shpëtuan nga peshkatarët. Ai nuk pranoi të konfirmonte mbytjen e migrantëve të tjerë. Në raste të shumta, Libia shërben si pikë nisjeje për migrantët që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përmes Detit Mesdhe. Javët e fundit janë mbytur disa anije të trafikantëve që transportojnë migrantë, ndërsa shtohen përpjeket e migrantëve për të shkuar drejt Evropës gjatë stinës së nxehtë të verës. Një javë më parë, rojet bregdetare tuniziane gjetën shtatë trupa në bregdetin e ishullit Djerba. Ata u dërguan në Zarzis të Tunizisë, tek varrezat për migrantët të cilët janë mbytur në Detin Mesdhe. Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe lëshoi ndërkohë një thirrje urgjente në lidhje me fatin e qindra migrantëve që i shpëtuan vdekjes duke thënë se organizata e tij nuk ka asnjë mënyrë për t’u siguruar strehë. “Të tre qendrat në Zarzis janë plot dhe nuk mund të strehojnë njerëz të tjerë. Kemi gjithashtu 380 migrantë të tjerë në Djerba dhe nuk kanë se ku të shkojnë”,tha zoti Mongi Slim, i cili drejton Gjysmëhënën e Kuqe të Tunizisë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55