Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës lajmëroi nisjen e dy linjave të reja direkte të operuara nga Transavia: Nantes–Tiranë dhe Bordo–Tiranë. Këto linja sezonale forcojnë më tej partneritetin mes TIA-s dhe Transavia-s dhe hapin mundësi të reja për turizmin, si në drejtim të Shqipërisë, ashtu edhe sa i përket nga dhe drejt tregut francez Ceremonia e inaugurimit u zhvillua këtë të enjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me mbërritjen e fluturimit të parë nga Nantes, i cili përfaqësoi simbolikisht nisjen e të dy destinacioneve. Ceremonia vijoi me prerjen simbolike të shiritit të inaugurimit, në prani të përfaqësuesve të TIA-s dhe, Transavia-s dhe mediave të ftuara.