Një mozaik i famshëm i një demi, në një nga galeritë e mëdha të Italisë po merr kujdesin e nevojshëm pasi u konsumua nga turistët duke nderuar një traditë që përfshin pjesët delikate të trupit të tij. Siç thotë legjenda, turistët në Milano, që i kërcasin thembrat në testikujt e demit dhe rrotullohen në vend tre herë, kanë fat të mirë të garantuar dhe janë të destinuar të kthehen.