Ambasada e Izraelit në Shqipëri ka reaguar pas incidentit të rëndë të regjistruar në një fluturim nga Dubai drejt Tel Avivit, ku avioni u devijua drejt Arabisë Saudite pas një përplasjeje të raportuar në kabinën e pilotëve. Në një deklaratë për shtyp, Ambasada e Izraelit e cilëson ngjarjen si një përpjekje për rrëmbimin e avionit dhe e lidh atë me një seri aktesh terroriste ndaj Izraelit. Sipas ambasadës, në bordin e avionit ndodheshin 172 persona, 169 prej të cilëve shtetas izraelitë. Ajo argumenton se zgjedhja e një kompanie ajrore nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe fakti që shumica e pasagjerëve ishin izraelitë, nuk ishte e rastësishme.