Top News – Të ndërtojmë një botë më të mirë! Papa Leoni para mijëra katolikëve të rinj
03/08/2025 14:49

Qindra e mijëra të rinj mbushën një fushë të gjerë në periferi të Romës të shtunën për të parë Papa Leonin, në eventin më të madh deri më tani për papën e ri katolik, si pjesë e një fundjave të veçantë që synon inkurajimin e të rinjve katolikë. Të rinj nga më shumë se 146 vende, disa me shami shumëngjyrëshe për tu mbrojtur nga dielli i nxehtë i verës, u shtynë pas rrethimit në fushën Tor Vergata ndërsa Leoni përshëndeste turmën mbi papamobilin e tij të bardhë. Papa, duke buzëqeshur, përshëndeti, ofroi bekime dhe herë pas here kapi edhe kafshë të vogla prej pelushi dhe flamuj kombëtarë që hidheshin nga të rinjtë ndërsa ai kalonte. "Të dashur të rinj ... lutja ime për ju është që të mund të jetoni në besim, me gëzim dhe guxim," tha Leoni në fjalën e tij drejtuar turmës. "Kërkoni drejtësi për të ndërtuar një botë më humane", tha ai. "Shërbejini të varfërve dhe kështu dëshmoni më të mirën që do të donim gjithmonë të merrnim nga fqinjët tanë". Shumë nga të rinjtë që morën pjesë në eventin me Papën e kaluan gjithë ditën duke pritur në fushë me temperaturat që iu afruan 30 gradëce celcius. Organizatorët përdorën topat e ujit për të ndihmuar në freskimin e turmës. "Për mua, është një emocion i pabesueshëm sepse nuk kisha qenë kurrë më parë në një event si ky", thotë Maya Remorini, nga rajoni i Toskanës në Itali. Ajo tha se grupi i saj kishte mbërritur rreth orës 5 të mëngjesit në shesh. Shumë nga të rinjtë qëndruan madje gjatë gjithë natës në fushë, për të patur një shans të dytë për të parë papën në meshën e të dielës. Ngjarjet e fundjavës lidhen me Vitin e Shenjtë Katolik në vazhdim, për të cilin Vatikani thotë se ka tërhequr rreth 17 milionë pelegrinë në Romë që nga fillimi i tij. Leoni, papa i parë i lindur në SHBA, u zgjodh më 8 maj nga kardinalët e botës për të zëvendësuar të ndjerin Papa Françesku.

Top Channel/ Gjermania, jo më “Toka e Artë”? Merz: Shteti social, jo më i financueshëm!
25/08 11:23
Top Channel/ Armiku i Putinit: Probleme madhore me financiat dhe rekrutimin, të ulet në negociata!
25/08 10:59
Top Channel/ Izraeli sulmon Jemenin: Breshëri raketash, “ferr” në Sana`a ”guxoni prapë”!
25/08 10:56
Top News- Vietnami në alarm nga tajfuni/ Evakuohen mbi 586 mijë persona
25/08 09:35
Top Channel/Zelensky thirrje Putinit për bisedime. Norvegjia i jep 700 mln dollarë për mbrojten
24/08 22:49
Top News – Ekzekuton ‘Kasapët e Buçës’ / Ukraina hakmerret me bomba në ditën e pavarësisë
24/08 17:30
Top News – 20 pasagjerë ‘dëbohen’ nga fluturimi/ Dramë në pistë, ‘nxehtësia e bëri të rëndë avionin’
24/08 15:44
Top News – Çdo verë më përvëluese se tjetra…Vala e të nxehtit që shkaktoi zjarre, thyen rekordet
24/08 15:31
Top News – ‘Të tregohet madhështia e Afrikës’/ Vendet afrikane kërkojnë të rivizatohet harta e botës
24/08 15:25
Top Channel/ Bota në krah të Ukrainës/ Festa e pavarësisë, Papa dhe Trump urojnë Zelenskyn
24/08 15:05
Top News – Armë me ‘aftësi superiore’ / Kim Jong un mbikqyr tetsimin e raketave të reja
24/08 13:56
Top News – Armenia pa ‘çizme’ ruse! Protestë kundër bazës ushtarake të Putinit
24/08 13:54
Top News – Ne vendosim të ardhmen e Ukrainës! Zelenski i drejtohet kombit në ditën e pavarësisë
24/08 13:53
Top News – Ukraina feston ditën e pavarësisë/Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev, ‘i ftuar special’
24/08 12:26
Top News – Zonjat e Para ngrihen për Gazën / Bashkëshortja e Erdogan letër për Melania Trump
24/08 12:25
Top News – Sisteme Patriot për Ukrainën / Norvegjia siguron më shumë mbrojtje ajrore
24/08 12:24
Top News – Siria shtyn zgjedhjet parlamentare / Nuk do zhvillohen në tre rajone për shkaqe sigurie
24/08 12:23
Top News – Qyteti i Gazës nën bomba / Izraeli vazhdon pushtimin, avionë e tanke në aksion
24/08 12:09
Top News – Ukraina sulmon centralin bërthamor / Rusia drejton gishtin, dronë gjatë natës mbi Kursk
24/08 11:54
Top Channel/ SHBA i bllokon raketat Ukrainës/ Ekspertët: Përpjekje për të zbutur Putin
24/08 11:01