Top News – ‘Të tregohet madhështia e Afrikës’/ Vendet afrikane kërkojnë të rivizatohet harta e botës
24/08/2025 15:25

Vendet afrikane po bëjnë thirrje që harta e botës të rivizatohet për të treguar "madhështinë e kontinentit". Bashkimi Afrikan ka thënë se shumica e hartave nuk tregojnë madhësinë e masës tokësore, duke e bërë Afrikën të duket shumë më e vogël krahasuar me vendet dhe kontinentet e tjera. Blloku prej 55 vendesh ka mbështetur aktivistët që argumentojnë se shtrembërimi çon në minimizimin e shkallës dhe rëndësisë së kontinentit, si dhe i bën Amerikën dhe Evropën të duken më të mëdha nga sa janë. Harta aktuale që është në përdorim që nga shekulli i 16-të e bën Afrikën të duket relativisht e vogël pasi i fryn masat tokësore më tej nga ekuatori. Kjo do të thotë që Groenlanda duket pothuajse me të njëjtën madhësi si Afrika, kur, në realitet, është më e vogël se Gadishulli Arabik. Afrika është 14 herë më e madhe. Bashkimi Afrikan po mbështet tani fushatën ‘Correct the Map’ për të promovuar projeksionin e vitit 2018 "Equal Earth" si një alternativë, sepse ajo "tregon kontinentin ashtu siç është në të vërtetë: i gjerë, i fuqishëm dhe qendror për botën". Aktivistët duan që kjo hartë të përdoret nga organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, si dhe në klasa dhe në media. "Në një botë ku madhësia shpesh barazohet me fuqinë, keqinterpretimi i shkallës së vërtetë të Afrikës përforcon keqkuptimet e dëmshme në lidhje me rëndësinë e saj gjeopolitike dhe ekonomike. Mund të fusni brenda afrikës Shtetet e Bashkuara, Kinën, Indinë, Japoninë, Meksikën dhe pjesën më të madhe të Evropës, dhe prapë të keni tokë të lirë. Megjithatë, pjesa më e madhe e botës vazhdon të favorizojë këtë hartë të shtrembëruar, duke keqinterpretuar shkallën e Afrikës dhe duke zvogëluar rëndësinë e saj", thotë fushata.

Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39