Top Channel/ Armiku i Putinit: Probleme madhore me financiat dhe rekrutimin, të ulet në negociata!
25/08/2025 10:59

Dikur njeriu më i pasur i Rusisë, Mikhail Khodorkovsky, kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak të përplasjes me Vladimir Putinin, ndërsa aktuali8sht jeton në Londër. Ish manjati i naftës mbetet sidoqoftë një nga opozitarët më të zëshëm të Kremlinit. Khodorkovsky mendon se Putin ka arsye të forta për të menduar seriozisht uljen në tryezën e negocviatave për fundin e luftës. “Problemet ekonomike dhe ato të rekrutimit po shtohen. Edhe territoret e pushtuara në Ukrainë po kthehen në barrë financiare. Vetëm për rindërtimin duhen të paktën 200-300 miliardë dollarë, pa llogaritur koston e mbajtjes së miliona banorëve që kanë mbetur atje, kryesisht të moshuar dhe njerëz në nevojë”, është shprehur ai. Ish bosi i Jukos-it paralajmëron se Putini mund të përballet me trazira sociale nëse përpiqet të konsolidojë kontrollin mbi Donbasin. “Ka marrë mbi vete një problem shumë më të madh se Çeçenia. Ukrainasit janë mësuar të kërkojnë të drejtat e tyre, ndryshe nga rusët që i kanë humbur këto reflekse”, shton ai. Për marrëdhënien e Kremlinit me Donald Trump, Khodorkovsky është i qartë: “Putin e kupton që Trump është presidenti më i favorshëm që mund t’i bjerë përballë. Ky është momenti më i mirë për të ruajtur atë që ka pushtuar dhe për të fituar legjitimitet ndërkombëtar. Por Putini është edhe i kujdesshëm, i frikësohet të kalojë ndonjë vijë të kuqe përballë Trumpit”. Në lidhje me opinionin publik rus, ai thekson se vetëm 30% mbështesin realisht luftën, kryesisht të moshuar. Pjesa tjetër është e painteresuar ose kundër, por e frikësuar nga pasojat e një humbjeje. Sa i përket ushtrisë, Kremlini po mbush radhët me të rinj të detyruar të firmosin si “vullnetarë”. “Është një mashtrim i rrezikshëm për qeverinë. Putini mund ta vazhdojë luftën edhe për ca kohë, por gjithnjë e më me vështirësi”, thotë Khodorkovsky.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37