Autoritetet hungareze kanë sekuestruar rreth 17.5 milionë euro para kesh. të fshehura në pyje, depo, objekte bujqësore dhe shtepi banimi, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë së Viktor Orban. Gjatë kontrolleve në Budapest dhe në tre qarqe të tjera, hetuesit zbuluan mbi pesë miliardë forinta, 2.6 milionë euro dhe 1.2 milionë dollarë.