Donald Trump bleu aksione të kompanisë Nvidia me vlerë deri në 5 milionë dollarë, pak ditë përpara se të hiqte kufizimet për shitjen e çipave amerikanë në Kinë. “The Guardian” raporton se sipas një analize të organizatës “DeKleptocracy”, blerja u krye në maj të vitit 2025, ndërsa vendimi i administratës amerikane i dha kompanisë mundësi të zgjeronte shitjet në tregun kinez. Pas njoftimit, vlera e aksioneve të Nvidia-s u rrit. Blerjet vijuan edhe në muajt pasues. Dokumentet financiare tregojnë se Trump bleu sërish aksione të kompanisë, në të paktën tri raste, pas njoftimit për lejimin e shitjes së çipave H200 në Kinë.