Top News – Tanket e Putinit në Tallin…! / A do të mundet NATO të mbrojë Evropën?
01/07/2022 13:28

NATO po nxiton të rrisë mbrojtjen në kufijtë e saj lindorë, me një forcë prej 300 mijë trupash të njoftuar në madrid. Aleanca është detyruar të përveshë mëngët pas rizgjimit të dhunshëm të ‘ariut të fjetur rus”, me pushtimin e ukrainës, cka ka ndezur frikën se ish vendet sovjetike, estonia, lituania dhe letonia, mund të jenë në radhë, në listën e zezë të Putinit. Tashmë NATO ka rënë dakord se do të ketë një forcë prej 300 mijë trupash që mund të mobilizohen përballë rusisë brenda 30 ditësh, por detajet se trupat e cilëve vende do të kontribuojnë atje nuk janë saktësuar ende. Deri sa negociatat mes vendeve evropiane që i druhen luftës për armatën e re, të japin fryte, cka parashikohet të ndodhë ndoshta vitin e ardhshëm, do të jetë detyrë e vetëm 30 mijë trupave, pjesa më e madhe e të cilëve amerikanë, të mbrojnë kufirin lindor që zgjatet nga Baltiku deri në Detin e Zi. E kjo sjell edhe pyetjen: A do të munden ato ta mbrojnë evropën? Duke u ndalur vetëm tek numrat, rusia është forca më e madhe. Gjatë stërvitjeve Zapad, që u konsideruan gjerësisht si një provë gjenerale e pushtimit rus të evropës, putin pretendoi se kishte mbledhur deri në 200 mijë ushtarë, bashkë me qindra tanke dhe mjete të blinduara dhe dhjetëra avionë dhe helikopterë. Por, luftimet në ukrainë, kanë vënë në pikëpyetje efikasitetin e rusisë në betejë, duke nxjerrë në pah taktika të gabuara, armatime të vjetëruara dhe trupa të demoralizuara.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55