Gentian Muca mbetet bardheblu. Ish kapiteni i Tiranës do të jetë ende pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, por jo si futbollist. Muca ka vendosur të ndërmarrë një tjetër karrierë, atë të trajnerit dhe gjithcka do të nisë në akademinë e klubit bardheblu pasi Muca është caktuar të jetë trajner i skuadrës U21 të Tiranës.