Top News – Talibanët i ‘shpallin luftë’ opiumit / Fermerët zemërohen: Me çfarë do të jetojmë?
02/06/2022 14:38

Udhëheqësit talibanë në Afganistan kanë nisur fushatën për ndalimin e kultivimit të boceve të opiumit, me synim që të zhdukin prodhimin masiv të opiumit dhe heroinës. Fermerët kanë thënë se me këtë vendim nuk do të kenë më të ardhura financiare, teksa varfëria në Afganistan po thellohet. Talibanët, që morën pushtetin gushtin e kaluar, në fillim të prillit njoftuan se do të ndalojnë kultivimin e lulëkuqes. Ata që e shkelin këtë ndalesë “do të arrestohen dhe do të gjykohen sipas Ligjit të Sheriatit”, ka thënë për Associated Press, ministri taliban për anti-drogë, Mullah Abdul Haq Akhund. Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit dhe po ashtu një burim i madh për heroinën që transportohet në Evropë dhe Azi. Prodhimi i këtyre lëndëve narkotike është rritur në 20 vjetët e fundit pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë miliarda dollarë për përpjekjet për të ndalur kultivimin e lulëkuqes. Megjithatë, ndalesa e talibanëve pritet të godasë miliona fermerë të varfër dhe punëtorë të krahut të cilët varen financiarisht nga kultivimi i kësaj bime. Ndalesa për kultivimin e lulëkuqes vjen në kohën kur ekonomia e Afganistanit ka kolapsuar, teksa shteti u shkëput nga ndihma ndërkombëtare pasi talibanët rimorën pushtetin.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55