Top News – Sulmon ashpër Angela Merkel/ Shefi i shërbimeve sekrete kandidon për CDU
03/07/2021 21:46

Politikat e emigracionit të Angela Merkel janë 'fatale' dhe Gjermania është 'në rënie politike dhe ekonomike', ka paralajmëruar ish-kreu i agjencisë së spiunimit të vendit. Hans-Georg Maassen, i cili drejtoi Zyrën për Mbrojtjen e Kushtetutës deri në 2018, ka kritikuar ashpër kontrollet kufitare të Kancelares, gjatë dhënies së një interviste. 58-vjeçari shpërtheu ndaj vendimit të zonjës Merkel për të lejuar rreth 1.2 milion migrantë në 2015, ndërsa ai drejtonte Zyrën. Ai pretendoi se gjermanët 'nuk mund të kuptojnë pse gjithnjë e më shumë njerëz po vijnë në këtë vend edhe pse ata padyshim nuk kanë të drejtë për azil'. Komentet e tij vijnë vetëm një javë pasi një emigrant somalez - i cili hyri në vend si refugjat në 2015- goditi tre persona për vdekje. Maassen, i cili po kandidon si deputet për CDU në Thuringji, i tha Times se 'CDU ka shkaktuar shumë dëmtime gjatë 20 viteve të fundit”. 'Është bërë një klub për zgjedhjen e kancelarit nën parullën “Ne duam që Merkel të rizgjidhet”, por substanca aktuale politike dhe programatike është zhdukur", ka pohuar zyrtari. Ai pranoi që zonja Merkel ishte një 'grua me vullnet të fortë dhe një interpretuese kryesore politike' dhe vlerësoi rolin e saj në krizën e borxhit në zonën e euros. 'Thjesht mendoj se është turp që po biem shumë poshtë potencialit tonë në Gjermani. Unë kam përshtypjen se shumë njerëz kanë bërë paqen e tyre me faktin se ne jemi duke rënë edhe më tej politikisht dhe ekonomikisht", tha më tej në deklaratat e tij Hans Georg Massen

Top News- A po rikthehet një tjetër virus si COVID? Vdekja misterioze në Rusi ngre alarmin
06/10 22:52
Top News- Plot 210 kg ar dhe gurë të çmuar! Grabitet nga muzeu vepra “L’Apocalypse”, Franca në shok
06/10 22:52
Top News- Anije turke fundoset pas një sulmi me dron në Detin e Zi, “tërbohet” Erdogan
06/10 22:51
Top News- “Lufta po troket”, Suedia dërgon sisteme Patriot dhe 100 ushtarë në Poloni
06/10 22:50
Top Channel/ Grabitje si në filma, 12 persona vjedhin dy bankomate me ekskavator
06/10 22:24
Top Channel/ U pushua nga puna pasi i dolën fotot në OnlyFans, ish-mësuesja habit me kërkesën e saj
06/10 22:21
Top Channel/ Terror në shkollën, 15-vjeçarja sulmon me thikë, plagosen 8 nxënës
06/10 22:19
Top News – BE përgatitet për zgjerimin. Më pak ‘veto’ e ‘bllokada’ kundër ‘Orbanëve’ të rinj
06/10 20:40
Top Channel/ Lituania pranon armët bërthamore, ‘tërbohet’ Rusia: Përshkallëzim i rrezikshëm
06/10 19:58
Top News – Sulm në një shkollë në Stamboll/ 15-vjeçarja godet me thikë nxënësit, një viktimë
06/10 18:00
Top News – Droni fundos anijen në Detin e Zi / Ekuipazhi rezulton i zhdukur në ujërat e Bullgarisë
06/10 17:00
Top News – Nuk ka Nobel për Trumpin as këtë vit / Komiteti: Po kërkojmë ata që ndërtojnë paqen
06/10 16:45
Top News – Gjeti ‘grimcat fantazmë’ në Antarktidë / Nobeli i Fizikës 2026 i jepet Francis Halzen
06/10 15:28
Top News – Asnjë i mbijetuar në bord / Katastrofë ajrore, rrëzohet avioni i ushtrisë, 25 viktima
06/10 15:28
Top Channel/ Arrestohet ish-kreu i BND-së. Hanning dyshohet se përdorte dokumente sekrete
06/10 15:21
Top News – Franca teston raketën bërthamore / Arma e gjeneratës së fundit, lëshohet nga nëndetëset
06/10 15:13
Top Channel/ Jepet cmimi Nobel për Fizikën: Zbuloi neutrinot, fiton belgo-amerikani Francis Halzen!
06/10 15:09
Top News – Ekzekutim me skuadër pushkatimi / Trump jep urdhërin, vrau 13 persona në Fort Hood
06/10 14:47
Top News – Irani të bombardojë Los Anxhelosin e San Diegon / Trump ‘çmendet’, dy qytete demokrate
06/10 13:37
Top News – Hungaria hap dosjet e komunizmit / Vendi përballet me të kaluarën, kërkohen informatorët
06/10 13:34