Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë, duke shprehur zhgënjim që autoritetet nuk kanë ndërmarrë ende hapat e nevojshëm për të vënë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, të ndodhur në shtator të vitit 2023. Reagimi i BE-së vjen pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 24 prill dënoi tre të akuzuar, Bllagoje Spasojeviqin dhe Vladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vite burg.