Top News – Suedi, rikthehet frika nga Rusia / Ishulli i Gotlandit, kështjella e parë përballë Moskës
05/03/2022 18:08

“Nuk mund të jesh asnjëherë i sigurt”; ashtu si shumë të tjerë në ishullin suedez të Gotlandit, Emelie Cedeskog, ka mbledhur ushqime rezervë dhe ka kontrolluar se ku është bunkeri më i afërt. Në një vend që prej kohësh është shënjuar nga ‘Frika nga rusia’, shumëkush në ishullin me 60 mijë banorë, është i shqetësuar nga tensionet e rindezura mes perëndimit dhe Moskës. “Jemi pak të shqetësuar. Nuk mund ta dijmë me siguri se cfarë do të ndodhë”, thotë mësuesja 35 vjecare për agjencinë franceze të lajmeve AFP. Një javë pas pushtimit të ukrainës, katër avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze të mërkurën, mbi detin baltik, në lindje të ishullit që ka një pozicion strategjik. Autoritetet lokale reaguan duke bërë apel për qetësi. “Morëm shumë telefonata, njerëzit ishin të shqetësuar, pyesnin vecanërisht ku janë strehimet apo bunkerët në rast se ndodh dicka e keqe”, tha shefi i emergjencave në autoritetet lokale. Për shumë suedezë, Gotlandi përfaqëson një destinacion popullor pushimesh me plazhet e tij të vogla dhe qytezën mesjetare, piktoreske të Visby-t. Turmat e turistëve i drejtohen në masë ishullit gjatë verës. Por, ai ëhstë më pak se 350 km larg enklavës ruse të Kaliningradit. Analistët ushtarakë e konsiderojnë Gotlandin, një luftanije të pathyeshme që mund të shërbejë si bazë e rëndësishme në kontrollin e trafikut ajror dhe detar në dhe mbi baltik. Në kuadër të carmatimit, pas luftës së ftohtë, Suedia vendosi të cmontojë njësitë ushtarake të vendosura në ishull. Por, në 2015-ën, pasi rusia aneksoi krimenë, ishulli u militarizua sërish. Në janar të këtij viti, ndërsa tensionet mes rusisë dhe perëndimit mbi ukrainën, u përshkallëzuan, mjetet e blinduara dhe trupat u panë të patrullonin në ishull sërish. Dhe tani, zyrtarët thonë se po përballen edhe me një mori kërkesash për pranim në shërbimin ushtarak. “Unë mendoj se njerëzit duan ta mbrojnë këtë ishull që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen”, thonë zyrtarët. Ndryshe nga fqinjët në detin Baltik, Suedia nuk është anëtare e NATO-s, edhe pse ka qenë partnere e saj prej 30 vitesh. Tani, vetë suedezët mendojnë se do të ishte mirë që në vend të kishte një bazë ajrore të aleancës e pse jo, shohin edhe një anëtarësim të mundshëm në horizont.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43