Turqia synon që të shfrytëzojë maksimalisht konfliktin në Lindjen e Mesme dhe pasigurinë në Gjirin Persik, që ka larguar investitorët nga Dubai, njohur deri më tani si një ndër parajsat më të mëdha financiare globale. Ankaraja po përpiqet të ripozicionohet si një qendër e madhe financiare mess Europës, Gjirit dhe Azisë Qendrore. Për ta arritur këtë, qeveria turke ka zgjedhur armën më efektive në konkurrencën globale midis shteteve: taksat.