Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi me gjashtë vite burg për veprën penale të spiunazhit, Jelena Gjukanoviç, e cila në cilësinë e zyrtares të misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale të Mitrovicës, me vetëdije të plotë dhe me dashje ka dhënë informacione për BIA-n serbe. Ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve me të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, agjentin rezident të BIA-s, Aleksandër Vllajiç.