Top News – Spanja nuk ka më punëtorë / Më shumë viza pune për të plotësuar nevojat
04/06/2022 17:25

Spanja planifikon të zbusë rregullat e lejes së punës për të huajt, tha ministri i emigrimit dhe sigurisë sociale të vendit, për të adresuar mungesën e forcës punëtore në industri si turizmi dhe ndërtimi që po kërcënojnë rimëkëmbjen ekonomike të saj. Qeveria ka ndër mend të japë më shumë viza të përkohshme për sektorët që kanë nevojë për punonjës – tha Jose Luis Escriva. “Ne po vlerësojmë aspektet e ndryshme të ligjit të emigracionit dhe atje ku ka hapësira për ta përmirësuar atë do ta bëjmë me qëllim që të mbushim boshllëqet në tregun e punës në spanjë”, tha ai. Mungesat e forcës punëtore janë raportuar në turizëm, bujqësi, ndërtim dhe industrinë e teknologjisë. Qeveria planifikon të lejojë rreth 50 mijë studentë nga jashtë BE të kombinojnë studimet me punën. Ajo po ashtu do të lehtësojë aksesin për leje pune duke lejuar ata që mund të tregojnë një lidhje të mëparshme me spanjën përmes familjes, rezidencës ose të paktën dy viteve punë, edhe nëse kjo e fundit ka qenë jo formale. Në draftin e reformës përmendeshin si punët me më shumë nevojë për punonjës ato të telemarketingut, përfaqësuesve të shitjeve, shoferëve të kamionëve dhe zhvilluesve të softuereve. Industria e turizmit po ashtu po njeh ngritje por kompanitë nuk munden të gjejnë punëtorë që të shërbejnë në tryeza dhe të pastrojnë dhomat e hoteleve, dicka që qeveria e ka karakterizuar si një problem mbarë evropian.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55