Top News/ Socialistët trajnojnë pasuesit/ D’Alema e Papandreou, leksione për të rinjtë
13/07/2024 16:07

Akademia politike e Partisë Socialise e prezantuar fillimisht nga kryetari Edi Rama më 9 prill të këtij viti, po vijon trajnimet me të rinjtë të cilët duan të katapultohen në politikë dhe të mësojnë më shumë sa i takon historisë dhe ideve të partive progresiste dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë. Krahas socialistëve Arta Dade, Erion Veliaj, Ulsi Manja, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu; mentor në këtë akademi janë edhe figura ndërkombëtare. Një prej tyre, ish kryeministri italian Massimo D’Alema, të cilin kryeministri Edi Rama e ka konsideruar publikisht si mentor. Para pak muajsh, aktiviteti i D’Alemës në Shqipëri u cek nga televizioni italian Rai3, nën dyshime për aktivitet në fushën e lobimit. I pyetur nga gazetari Giorgio Mottola, Rama mohoi të ketë dijeni për çështje tregtare të D’Alemës në Shqipëri. Ish kryeministri britanik, Tony Blair, një tjetër figurë politike e afërt me kryeministrin Edi Rama ëshë gjithashtu mentor në akademinë politike. Një tjetër politikan me peshë, është edhe George Papandreou ish kryeministër grek, që gjithashtu jep leksione në këtë akademi. Sa i takon aspekteve ekonomike, mentor në këtë akademi është ekonomisti dhe akademiku nga Koreja e Jugut, Ha-Joon Chang. Rienergjizimi i Partisë Socialiste dhe afrimi i figurave të reja kanë qenë refren i kësaj faze ku ndodh kjo forcë politike. Më herët kryeministri paralajmëroi prezantimin në kongresin e 27 korrikut të një platforme të re për përzgjedhjen e deputetëve, bazuar në eksperiencën e zgjedhjeve të kaluara ku përmes platformës digjitale të quajtur “Deputeti që duam” disa të rinj u bënë pjesë e listave zgjedhore.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11