Top News – Si po ‘shfrytëzohen’ bletët/ Mënyra më e re për të lokalizuar zonat e minuara
30/03/2021 15:52

Ndër virtytet e bletëve për të cilat mund të mos kemi dëgjuar shpesh është aftësia e tyre për zbulimin e bombave. Falë faktit që ata mund të marrin aromën e eksplozivit me antenat e tyre, studiuesit në vende të tilla si Kroacia kanë kaluar vite duke përsosur se si të përdorin bletët si gjetës të minave tokësore. Por ka një problem. Ndërsa insektet dynden me gëzim në një zonë të minuar, me shpresën për të gjetur ushqim, është jashtëzakonisht e vështirë për njerëzit të mbajnë gjurmët e vendit ku shkojnë, jo më pak sepse ndjekja e bletëve nëpër një fushë të minuar nuk është një ide e shkëlqyeshme. Këtu hyjnë dronët. Një ekip nga Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia kanë dalë me një mënyrë për të përdorur dronë për të monitoruar bletët ndërsa ato dalin në aksion. Mjetet ajrore pa pilot fluturojnë përreth, duke kapur pamjet e insekteve, të cilat më vonë analizohen nga kompjuterët për të zbuluar se ku fshihen lëndët plasëse. “Ne jemi përpjekur të përjashtojmë njerëzit nga rreziqet e mundshme, dhe kështu këmi vendosyur të përdorim dronët’ - tha Vladimir Risojevic nga Universiteti Banja Luka I Bosnjë Hercegovinës. Minat e tokës të varrosura gjatë luftërave të ndodhura dekada më parë vazhdojnë të paraqesin një kërcënim vdekjeprurës në shumë pjesë të botës. Mijëra të tilla u venosën gjatë luftës së viteve 90 në Ballkan , të cilat gjenden akoma aty. Raportohet se ekzistojnë rreth 80.000 mina tokësore në Bosnjë-Hercegovinë, dhe mbi 30.000 në Kroaci. Insektet dhe makineritë që punojnë së bashku shihet si një ide argëtuese, dhe potencialisht e mirë për planetin.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20