Piloti amerikan që u shpëtua nga forcat komandot pasi avioni i tij u rrëzua nga Irani në muajin prill ka përshkruar se si dronët iranianë e sulmuan. Sipas dëshmisë së tij, sulmi i dronëve mbërriti në një formacion "kandil deti" dhe manovra, që thotë se nuk i kishte parë ndonjëherë. Avioni F-15E Strike Eagle, me një vlerë prej 31 milionë dollarësh u rrëzua më 3 prill mbi hapësirën ajrore iraniane. Ajo që pasoi ishte një operacion masiv kërkim-shpëtimi nga amerikanët, që përfundoi me sukses pas disa orësh.