Përplasja e zhurmshme mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka vënë seriozisht në dilemë mbështetjen amerikane ndaj Ukrainës. Sipas një analize të “Corriere della Sera”, marrëdhënia mes dy presidentëve është përkeqësuar ndjeshëm: Trump kërkon lëshime që Zelensky nuk mund t’i bëjë, ndërsa presidenti ukrainas kërkon ndihmë që kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk duket i gatshëm t’ia japë.